Vidhnin pensionistë në Lushnje, një i arrestuar dhe një në kërkim.

Vidhnin pensionistë në Lushnje, një i arrestuar dhe një në kërkim.

Dy persona janë proceduar nga Policia e Lushnjës pasi dyshohet se po vidhnin pensionistë në rrugë pranë degëve postare.

Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Shpërqendrimi”, u zbardhën tre raste të vjedhjesh të kryera në Fier, Lushnjë dhe Kavajë gjatë vitit 2024. Një nga të arrestuarit është Genci Seferi, 57 vjeç nga Durrësi, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ardian Gushta, 56 vjeç, është ende në kërkim.

Si funksiononte skema? Dyshuarit krijonin situata të improvizuara pranë degëve postare për të shpërqendruar pensionistët, sapo këta të fundit merrnin pensionet. Me pyetje të paqarta ose përplasje të qëllimshme, ata përfitonin nga shpërqendrimi për t’u afruar dhe për të vjedhur portofolat e tyre.

Skema funksiononte pasi të dyshuarit përdornin taktika të ndryshme pëe të shpërqendruar pensionistët. Duke mos pasur eksperiencën e nevojshme pensionistët binin pre e mashtrimeve duke humbur një shumë të konsiderueshme nga pensioni i tyre.

Po pse policia priti kaq gjatë për të ndërhyrë? Kjo ndodhi sepse nuk kishte prova të mjaftueshme materiale për të kryer arrestimet e nevojshme. Koha që organet e rendit morën për të dalë  në konkluzione, i shërbeu autorëve për të kryer vepra të mëtejshme penale.

Megjthatë policia e ndërgjegjshme pëe pasojat bëri verifikimet dhe më pas arrestimet e autorëve.

Vjedhjet ndodhën në tre raste specifike: më 29 Shtator në Kavajë, më 23 Prill në Lushnjë dhe më 15 Tetor në Fier. Falë denoncimeve nga vetë pensionistët, policia nisi hetimet dhe arriti të identifikojë dy personat e përfshirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan një celular dhe një portofol me një shumë parash, si prova materiale. Ndërkohë, vazhdojnë përpjekjet për të gjetur 56-vjeçarin në kërkim dhe për të zbuluar nëse ka raste të tjera të ngjashme të kryera prej tyre.

Dosja tashmë i është dërguar prokurorisë për hetime të mëtejshme nën akuzën e “vjedhjes” në bashkëpunim.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera