Besimtarët ortodoksë dhe qytetarët fierakë kanë ndjekur me devotshmëri proçesionin e epitafit në këtë të premte të madhe, një ceremoni plot ngjarje dhe emocion.
Mbrëmjen e sotme, në ditën e shenjtë të Premten e Madhe, besimtarët ortodoksë të Fierit kanë marrë pjesë në një ceremoni të rëndësishme që shënon ndjekjen e proçesionit të epitafit.
Ashtu si çdo vit, epitafi ka dalë nga kisha katedrale e Shën Gjergjit në orën 7:30, duke e mbushur qytetin me atmosferën e kësaj ngjarje të veçantë fetare. Besimtarë nga të gjitha grupmoshat kanë shoqëruar me nderim dhe përulësi këtë ceremoninë tradicionale, që ka përshkuar rrugët e qytetit të Fierit.
Ceremonia simbolike ka pasur një atmosferë të veçantë, falë Bandës Frymore të qytetit, e cila ka udhëhequr proçesin, duke shtuar edhe më shumë rëndësinë dhe solemnitetin e këtij momenti. Epitafi ka kaluar përmes qëndrës së Fierit, duke dërguar mesazhe të fuqishme për paqe, besim, shpresë dhe ringjallje në këtë periudhë të shenjtë të vitit.
Të Premtën e Madhe, e njohur gjithashtu si E Premtja e Zezë, besohet se është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit. Ky është një moment reflektimi dhe pendimi për besimtarët ortodoksë, ndërsa Pashkët, festë që vjen pas saj, përkujton Ringjalljen e Krishtit nga të vdekurit, një ngjarje që simbolizon shpresën dhe forcën e jetës pas vdekjes.