VIDEO/ Të mbetur pa treg, fermerët e Kurjanit përballen me stok të vajit të ullirit të paprovuar

Një problem i madh po përballen fermerët e njësisë administrative Kurjan në Roskovec, ku tonelata të tëra vaji ulliri janë mbetur të paprovuar disa muaj pas përfundimit të aktivitetit sezonal.

Të bllokuar nga mungesa e tregut, ata janë me sytë nga rruga, shpresojnë që ndonjë tregtar të vijë të interesohet për të blerë prodhimin e tyre. Fermerët thonë se, ndonëse sezoni ishte mjaft i bollshëm, kanë arritur të shesin vetëm një pjesë të vogël të vajit të prodhuar, duke e lënë pjesën tjetër të mbetur në magazina.

Në një situatë që për ta ka qenë më e papritur se kurrë, ata shprehen se prodhimi i vajit të ri është mbetur i papërdorur, duke theksuar se vreshtat e mbjella dhe ullinjtë janë dhënë pas një pune të mundimshme, por superprodhimi ka lënë vajin pa shitur. Fermerët e kësaj zone pohuan se çmimi i ofruar nga tregtarët është shumë i ulët dhe nuk mbulon as shpenzimet e nevojshme për prodhimin, ndaj kanë refuzuar ta shesin nën kosto.

Fshatrat e njësisë Kurjan, si Vlosh, Mbërs, Ngjeqar dhe Kurjan, janë të njohura për aktivitetin e kultivimit të ullirit dhe kanë gjithsej pesë fabrika përpunimi ulliri, të cilat janë të tejmbushura me vaj të pashitur. Në këtë situatë, fermerët që kanë prodhimin e ruajtur në magazinat e tyre janë duke pritur me shpresë oferta nga kompani të huaja private, ashtu siç ka ndodhur gjatë viteve të kaluara, për të shpëtuar nga ky stoku i madh.

Në një intervistë për këtë situatë të vështirë, banorët e kësaj zone tregojnë se ekonomia familjare e tyre është bazuar në kultivimin e ullirit, por mungesa e tregut dhe luhatjet e çmimeve i kanë vënë ata në një krizë të madhe. Ata nuk mund të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre dhe as të përballojnë shpenzimet që kërkon kultura e ullirit.

“Aktualisht nuk po e shesim dot as me 400 lekë për litër,” shprehen ata, duke apeluar për një ndërhyrje nga shteti që të funksionojë si rregullator dhe t’i ndihmojë për të zgjidhur këtë problem të menjëhershëm. Fermerët kërkojnë që të ketë më shumë mbështetje për t’i dhënë një shtysë këtij sektori dhe për të mundësuar rritjen e mundësive për shitjen e vajit të ullirit në treg.

Ndaj Postimin: