VIDEO/ Sensibilizimi për dhënien e ndihmës së parë në Lushnje

NGA MUKADES DERVISHI

Kryqi i Kuq Dega Lushnje organizon një aktivitet për sensibilizimin e dhënies së ndihmës së parë në raste aksidentesh, duke trajnuar qytetarët dhe nxënësit për veprimet emergjente.

Kryqi i Kuq Dega Lushnje ka organizuar sot një aktivitet sensibilizues me temë “Dhënia e Ndihmës së Parë në Raste Aksidentesh”. Aktiviteti ka patur si qëllim informimin dhe trajnimin e qytetarëve dhe nxënësve për procedurat që duhet të ndiqen në rastet e emergjencave, sidomos ato që ndodhin pas aksidenteve.

Stafi i Kryqit të Kuq në Lushnje, së bashku me aktivistët vullnetarë, kanë demonstrur në mënyrë praktike veprimet që duhen ndërmarrë në situata të tilla. Nxënësit e shkollave të qytetit kanë marrë pjesë aktive në këtë aktivitet, duke mësuar teknikat e ndihmës së parë që mund të shpëtojnë jetë.

Aktiviteti ka qenë gjithashtu një mundësi për kandidatët që dëshirojnë të pajisen me dëshmi për drejtimin e mjeteve dhe të marrin njohuri të rëndësishme për dhënien e ndihmës së parë. Ky është një hap i rëndësishëm, pasi ata që kryejnë aktivitete të tilla duhet të kenë një kuptim të thellë të procedurave të emergjencës.

Luiza Petova, përgjegjëse e Kryqit të Kuq Dega Lushnje, ka theksuar se ky aktivitet ka një rëndësi të madhe për sensibilizimin e qytetarëve dhe përgatitjen e tyre për të reaguar në mënyrë të shpejtë dhe efikase në raste fatkeqësish dhe aksidentesh. Petova ka theksuar se njohuria për dhënien e ndihmës së parë është një aftësi që duhet të jetë e pranishme tek çdo qytetar.

Ky aktivitet është vetëm një ndër shumë të tjera që Kryqi i Kuq Dega Lushnje ka planifikuar për të edukuar dhe përgatitur komunitetin për situata emergjente. Angazhimi i këtij institucioni ka si qëllim të sigurojë një shoqëri më të sigurt dhe të vetëdijshme për rëndësinë e reagimit të shpejtë në situata të tilla.

Në këtë kuadër, Kryqi i Kuq Lushnje ka planifikuar aktivitete të tjera edukative, duke përfshirë trajnime dhe sensibilizime që do të vazhdojnë në të ardhmen.

Ndaj Postimin: