VIDEO/ Këshilli Vendor i Sigurisë i Lushnjes: Diskutim për çështjet e komunitetit dhe përmirësimin e sigurisë

Nën drejtimin e Kryetares së Bashkisë Lushnjë, Zonjës Eriselda Sefa, u zhvillua një mbledhje e rëndësishme e Këshillit Vendor të Sigurisë.

Ky takim bashkoi aktorë të ndryshëm të komunitetit, të cilët diskutuan për çështje që shqetësojnë qytetarët e Lushnjës.

Në hapjen e mbledhjes, Kryetarja Sefa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Ajo i inkurajoi të pranishmit të shprehin çdo shqetësim që ndodhen në komunitet, duke theksuar se Këshilli i Sigurisë është i hapur për çdo propozim që mund të kontribuoni në përmirësimin e kushteve të jetesës në Lushnjë.

Drejtori i Policisë Bashkiake, i cili ishte gjithashtu pjesëmarrës, bëri një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në qytet dhe prezantoi veprimet që po merren për të garantuar rendin dhe sigurinë. Ai theksoi se bashkëpunimi me institucionet e tjera është kyç për përballimin e sfidave të sigurisë.

Një ndër temat kryesore që u diskutuan gjatë mbledhjes ishte sjellja e nxënësve në shkolla. Gazetarja e televizionit Apollon, Mukades Dervishi, e cila mori pjesë në këtë takim, ngriti shqetësimin e sjelljes dhe disiplinës së nxënësve në shkollat e qytetit, duke theksuar se kjo është një çështje që kërkon vëmendje të veçantë nga autoritetet lokale dhe arsimore.

Ajo foli gjithashtu për dhunimin e grave dhe punësimin dhe kërkoi vëmëndjen e bashkisë për këto probleme.

Në përfundim të mbledhjes, disa nga pjesëmarrësit kërkuan ngritjen e një grupi të veçantë nga Këshilli i Sigurisë për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të komunikuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë me ta. Ky grup do të ketë për qëllim të adresojë sa më shpejt problemet që mund të lindin dhe të sigurojë një mbështetje më të fortë për qytetarët e Lushnjës.

Kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve, duke u angazhuar për një Lushnjë më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë.

Ndaj Postimin: