VIDEO/ Abuzimi dhe akuza të rënda për gjyshin e vajzës 5-vjeçare: Rasti që tronditi fshatin Peshtan

Një ngjarje e rënde ka tronditur jo vetëm një familje, por edhe komunitetin e fshatit Peshtan, ku abuzimi i 5-vjeçares nga gjyshi i saj, Vladimir Gjata, ka ngjallur shumë reagime dhe akuza të forta.

Një ngjarje që ka lënë të shokuar të gjithë ka ndodhur në fshatin Peshtan, ku Ageljano Gjata, babai i vajzës Marjana, ka denoncuar për mediat abuzimin që, sipas tij, nuk ka ndodhur nga gjyshi i vajzës, Vladimir Gjata. Sipas Ageljanos, vajza e mitur ka qenë nën kujdesin e gjyshërve që nga mosha 6-muajshe, pasi nëna e saj, Ana, e ka braktisur dhe ka lënë të miturën në përkujdesin e tij, duke u detyruar të largohet për të siguruar të ardhura. Ageljano ka shprehur se ndonëse ka pasur kushte të vështira ekonomike, ka pranuar që të merrte kujdestarinë e vajzës duke ia besuar gjyshërve.

Në deklaratën e tij për mediat, ai ka theksuar se marrëdhënia mes gjyshit dhe mbesës ka qenë shumë e afërt dhe e pandarë. Ai tregon se e mitura, e cila është vetëm 5 vjeç, ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me gjyshin e saj, Vladimirin, që ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj me të. Sipas tij, gjithçka ka qenë normale, derisa një incident i fundit ka ngritur dyshime për një abuzim të mundshëm.

Loading poll ...

Digital Marketing Ndërto websitin tënd
Apollon Facebook
Apollon Live Stream

Dy ditë më parë, e ëma e vajzës ka kërkuar të takohet me të në Fier dhe gjatë takimit në një hotel, ajo ka pyetur vajzën nëse gjyshi e ngacmonte, dhe vajza e ka konfirmuar këtë, duke thënë se ai “e fërkonte në kurriz derisa ajo të flinte”. Megjithatë, Ageljano thekson se ky nuk mund të konsiderohet një ngacmim i vërtetë, pasi ato fërkime ishin thjesht një formë e përkujdesjes dhe dashurisë që ai tregon për mbesën e tij.

Ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë të mos lejojnë që ky rast të shndërrohet në një shfrytëzim për të marrë kujdestarinë e vajzës, siç po përpiqet të bëjë e ëma e saj. Ai gjithashtu apeloi që çdo gjykim të bëhet me kujdes dhe në bazë të fakteve dhe jo akuzave të pabaza.

Ndërkohë, vajza ndodhet aktualisht në shtëpinë e babait të saj, ku shprehet dëshpërimi dhe kërkon gjithmonë gjyshin e saj. Ageljano ka shtuar se, gjatë komunikimeve me familjarët e ish-bashkëjetueses, ata i kanë sugjeruar që të drejtohet në polici për të bërë kallëzimin që ka bërë.

Banorët e fshatit Peshtan janë shokuar nga ky ngjarje dhe thonë se nuk e njohin Vladimirin si njeri të tillë. Ata janë të shqetësuar dhe të tronditur nga akuza të tilla që janë bërë publike.

Përfundimisht, 55-vjeçari Vladimir Gjata ndodhet aktualisht në komisariatin e policisë në Fier, ku po pret seancën gjyqësore dhe do të dalë para togave të zeza për të përballuar akuzat që i janë ngarkuar.

Ndaj Postimin: