Nga Ndriçim Gjoshi !
Në vitet e fundit, si shumë qytete të tjera shqiptare, edhe Lushnja ka njohur një transformim të dukshëm urban. Pavarsisht se ndodhemi në mesin e muajit nëntor dhe reshjet e fundit kanë lënë gjurmë, dita e sotme ka sjellë një lëvizje të zakonshme qytetare. Banorët kanë vijuar rutinën e përditshme mes rrugëve të pastra dhe trotuareve të sistemuara, duke përjetuar hijeshinë e një qyteti në ndryshim.
Ndriçimi publik, gjelbërimi, hapësirat e reja rekreative dhe investimet në infrastrukturë po ndryshojnë përditë pamjen e qytetit. Qyteti i Kongresit të vitit 1920, tashmë po shndërrohet jo vetëm në një qendër historike, por edhe në një model urban për rajonin e Myzeqesë.
Falë projekteve të bashkisë dhe angazhimit të drejtuesve vendorë, Lushnja po rikthehet si një qytet që reflekton kujdes, zhvillim dhe kulturë qytetare. Në qendër qëndron gjithnjë historia, me shtëpinë muze të Kongresit, një simbol i rëndësishëm i shtetformimit shqiptar, ndërsa rreth saj ndërthuren qytetaria dhe modernizimi.
Punimet dhe investimet vijojnë, duke sjellë çdo ditë sfida të reja për një qytet që jeton me ritmin e kohës, por që ruan identitetin e vet mes traditës dhe mikpritjes myzeqare.
Qytetarët shprehen të kënaqur me ndërhyrjet e bëra, ndërsa theksojnë nevojën që ky ritëm të mos ndalet. Lushnja, e vendosur në zemër të Shqipërisë, meriton të trajtohet me dinjitetin e një qyteti me histori dhe kontribut të veçantë kombëtar.
Ndërkohë, vëmendja ndaj periferive dhe lagjeve të vjetra mbetet një kërkesë e vazhdueshme e banorëve. Kujdesi për mjedisin, ruajtja e pastërtisë dhe investimet në arsim e kulturë janë po ashtu pjesë e pritshmërive qytetare.
Lushnja është një qytet që nuk harrohet nga historia, por as nga të ardhmen, aty ku kujtesa historike takon zhvillimin modern. Dhe kjo është rruga e duhur për një qytet që aspiron më shumë.


