Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, mungon në seancën e parë që po zhvillohet në themel.
Sipas raportimeve, për Veliajn është njoftuar Drejtoria e Burgjeve, ndërsa kryebashkiaku përmes një deklarate ka theksuar se nuk do të paraqitet pasi ende nuk ka bërë seancën paraprake.
“Ne nuk kemi bërë seanca paraprake, nuk na janë dhënë të gjitha dokumentet. I mbrojturi prej meje duhet të njihet me materialet e çështjes. Unë kam pasur dy herë kontakte me të mbrojturin prej meje. Herën e dytë ishte me serum. T’i jepen 65 mijë faqet. Herën tjetër qëndruam vetëm një orë në bisedë për çështjen”, ka deklaruar avokatja Valentina Teodoresku.
Në seancë nuk u paraqit as bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga avokatët Maksim Haxhiaj dhe Dritan Jahaj.
Sipas avokatëve, Xoxa e ka të pamundur të paraqitet në seancë pasi është shtatzënë dhe ia ka ndaluar mjeku.
“Klientja jonë është në pamundësi për t’u paraqitur për shkak të gjendjes së saj, pasi është shtatzënë. Ia ka ndaluar mjeku të lëvizë”, mësohet të jetë shprehur avokati.