Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Fillimisht, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Ndërsa elektricisti David Deda, 46 vjeç, i cili gjithashtu ra në kontakt me rrymën, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dy personat dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033