Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, duke theksuar se ekipi është i gatshëm për të arritur një rezultat të mirë, pavarësisht disavantazhit 3-1 nga ndeshja e parë. Gjatë një konferencë për shtyp, Emery foli për përgatitjet e skuadrës dhe planin strategjik për të arritur fitoren.
“Sigurisht, fakti që ata fituan 3-1 ndryshon disi situatën, por a ndryshon shumë? Jo. Ne duhet të fitojmë. Duhet të kishim fituar 2-1 në ndeshjen e parë, por tani duhet të fitojmë me një gol më shumë, pra të mposhtim PSG-në 3-1. Kjo është detyra jonë,” tha Emery, duke theksuar se skuadra e tij është e fokusuar në këtë mision të vështirë.
Ai gjithashtu u shpreh për formën e disa lojtarëve kyç, si Ollie Watkins, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer kundër Southampton. “Watkins? Ai ka treguar se është në formë shumë të mirë pas paraqitjes së tij kundër Southampton. Do të stërvitemi sot dhe është e rëndësishme të shohim se si janë të gjithë lojtarët,” shtoi trajneri i Aston Villa.
Për Emery, përgatitjet janë gjithashtu të fokusuar te detajet, duke i kushtuar vëmendje jo vetëm aspektit fizik, por edhe atij psikologjik. “Ne luajtëm të shtunën dhe u stërvitëm dje në mëngjes. Po ashtu, duhet të stërvitemi sot dhe të hedhim një sy secilit lojtar. Nuk kam menduar ende për 11-shen fillestare, por kam një plan të përgjithshëm se si duhet të luajmë,” tha ai.
Trajneri i Aston Villa theksoi gjithashtu se skuadra është duke u përgatitur për çdo ndeshje dhe për çdo lojtar, për të menaxhuar jo vetëm angazhimin fizik, por edhe sfidat mendore që mund të shfaqen gjatë ndeshjes. “Ata duhet të kuptojnë se si duhet ta menaxhojmë veten jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht,” shtoi Emery.
Pavarësisht sfidës së madhe që paraqet PSG, Emery është i sigurt se Aston Villa mund të kthejë disavantazhin dhe të arrijë sukses në ndeshjen e kthimit. Tensioni është i lartë, por optimizmi është i pranishëm në radhët e skuadrës angleze, e cila ka një plan të qartë dhe një frymë të fortë për t’u ndeshur me gjigantët e PSG-së.