Uji i pijshëm ndotet nga ujërat e zeza te cilat pushtojnë rrugët e fshatit Çlirim, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Uji i pijshëm ndotet nga ujërat e zeza te cilat pushtojnë rrugët e fshatit Çlirim, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në fshatin Çlirim të Bashkisë Fier shqetëson seriozisht banorët. Çarja e tubacioneve të ujit të pijshëm dhe dëmtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza kanë bërë që uji i pijshëm te ndotet ndersa ujërat e ndotura të dalin në sipërfaqe, duke krijuar rrezik për shëndetin dhe ndotje të mjedisit.
Situatën alarmante e kanë denoncuar banorët për TV Apollon. Sipas tyre, prej kohësh ujërat e zeza dalin nga pusetat e dëmtuara, përmbytin rrugët e fshatit dhe derdhen në kanalet e hapura të ujërave të bardha pranë banesave. Era e rëndë dhe prania e vazhdueshme e ujërave të ndotura po ua vështirësojnë jetën e përditshme dhe kanë rritur frikën për përhapjen e infeksioneve.
Banorët shprehen se problemi vazhdon prej një kohe të gjatë dhe, pavarësisht ankesave të përsëritura, ende nuk është ndërhyrë për rehabilitimin e rrjetit të amortizuar. Ata kërkojnë nga Bashkia Fier dhe ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve, të marrin masa urgjente për riparimin e tubacioneve dhe kanalizimeve, në mënyrë që të eliminohet rreziku për shëndetin dhe të rikthehen kushtet normale të jetesës në fshat.

Banorët e fshatit Çlirim shpresojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e rrjetit të amortizuar të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Ata theksojnë se ka ikur koha e premtimeve dhe kerkohet zgjidhje konkrete, pasi çdo ditë që kalon rrit rrezikun për shëndetin e familjeve të tyre dhe përkeqëson kushtet e jetesës në komunitet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033