Pas rreth 24 orësh kërkimesh është gjetur 11-vjeçari që rezultonte i zhdukur në Tiranë që prej ditës së djeshme.
Sipas informacioneve, i mituri është lokalizuar në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet se si ka shkuar deri atje dhe në çfarë rrethanash ka përfunduar në këtë zonë.
Mësohet se 11-vjeçari ishte larguar nga banesa me qëllim për të shkuar në shkollë, por nuk ishte paraqitur në mësim.