U rrëmbye dhe zhduk nga shoku i tij, Eglant Koçi kishte 700 mijë euro në kripto: Së fundmi pati kryer një transaksion 160 mijë euro.Nëse nuk ka trup, nuk ka viktimë, por policia dyshon se 34-vjeçari i rrëmbyer para pak ditësh Eglant Koçi mund të jetë eliminuar fizikisht. Për ngjarjen është arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit, ndërsa Armand Shakaj është në kërkim si i dyshuar për mbajtjen peng të të riut. Pista kryesore e hetimit është ajo e aktivitetit në kriptomonedha dhe call center-a.U raportua i zhdukur të enjten e 4 qershorit, por Eglant Koçi nuk u gjet. Pasi analizoi disa pamje filmike, policia e cilësoi ngjarjen kriminale. Ajo dyshon se 34-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas eliminuar fizikisht.Armand Shakaj, 41 vjeç dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin. Por policia nuk ka gjetur as trupin e të rrëmbyerit dhe as autorin e dyshuar, i cili një ditë pas denoncimit është marrë në pyetje nga komisariati nr.2 si personi i fundit që kishte folur në telefon me Eglant Koçin. Por pasi është pyetur nga policia Shakaj është larguar.Një ditë pas denoncimit, policia ka gjetur vetëm motorin me të cilin i riu ka lëvizur për herë të fundit. Ndërkohë prangat iu vunë 25-vjeçarit Enea Zyferi pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e krimit. Enea ishte i punësuar i autorit të dyshuar të krimit, ndërsa Eglanti pohohet të ketë pasur lidhje miqësore me Armandin, i cili njihej edhe me pseudonimin “Mand dhelpra”.

Sipas burimeve policore 34-vjeçari Eglant Koçi ishte i punësuar te një grup që dyshohej se merrej me kriptomonedha dhe call center-a.Ky fakt po hetohet si pistë kryesore nga policia për motivet e krimit. Koçi dyshohet se në portolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro, ndërsa transaksioni i fundit që ishte kryer ka qenë 160 mijë euro

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033