U  dhunua nga një grup të rinjsh në Kakome, 46-vjeçari pësoi frakturë në kockën e syrit, u nis për mjekim në Janinë

Zbardhet identiteti i personit që mbeti i plagosur pas një përleshjeje në zonën e Kakomesë. Bëhet fjalë për Gentjan Papagjikën, 46 vjeç, banor i Sarandës.

Papagjika dyshohet se është dhunuar me grushte nga disa të rinj pas një konflikti të nisur për filmimin me telefon të zonës së plazhit. Si pasojë e goditjeve, 46-vjeçari ka pësuar frakturë në kockën e syrit dhe fillimisht është dërguar për mjekim në Sarandë.

Më pas, për shkak të dëmtimit, ai është nisur drejt Janinës, ku do të marrë trajtim më të specializuar. Ndërkohë, Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa personat e dyshuar për dhunën raportohet se janë identifikuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033