Sipas dëshmisë së tij në polici, mbrëmjen e 20 shkurtit, pasi kishte mbyllur biznesin në rrugën “Xhorxh W. Bush”, ai është përfshirë në një incident me disa deputetë të PD-së, mes tyre Flamur Noka, Xhelal Mziu dhe Belind Këlliçi.
Toraj deklaron se është kontrolluar fizikisht me dyshimin se mbante armë dhe se është goditur me grusht në brinjë nga Xhelal Mziu, ndërsa të tjerët – sipas tij – e kanë shtyrë dhe ofenduar. Ai thekson se nuk ka asnjë lidhje me policinë dhe nuk është pjesë e asnjë subjekti politik.
Ngjarja është ndërprerë nga ndërhyrja e policisë. Toraj kërkon ndjekje ligjore dhe akt mjeko-ligjor për dëmtimet që pretendon se ka pësuar.