Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur për mediat para ndeshjes kualifikuese të Botërorit kundër Shqipërisë, duke shprehur emocionet dhe përgatitjet për këtë sfidë të rëndësishme. Ai theksoi se atmosfera në kampin stërvitor ka qenë shumë pozitive dhe ekipi është gati për ndeshjen që do të zhvillohet nesër, duke nënvizuar se Anglia duhet të tregojë se është gati për të konkurruar në nivelin më të lartë.
“Derin tani, kam ndjerë emocionin e fushës dhe mendoj se kemi krijuar një energji pozitive në ekip,” tha Tuchel. Ai theksoi rëndësinë e besimit të ekipit dhe të tifozëve, duke shprehur se kjo ndeshje është një mundësi për të provuar që Anglia është gati për sfidat e ardhshme dhe për të treguar forcën e projektit të tij si trajner.
Tuchel e pranoi se ndonëse është emocionuar dhe pak nervoz para ndeshjeve të tilla, ky është një reagim normal dhe pjesë e pasionit që vjen me trajtimin e një ndeshjeje të tillë. Ai gjithashtu shprehu entuziazmin për të luajtur në një Wembley të mbushur plot, një stadium që ka rëndësi të veçantë për të dhe ekipin.
Për më tepër, trajneri i Anglisë ka folur edhe për respektin që ekipi duhet të tregojë ndaj Shqipërisë dhe cilësisë së futbollit të këtij kundërshtari. “Ne duhet të jemi gati për t’u përshtatur me stilin e lojës së Shqipërisë. Nuk do të ishte e drejtë të thoshim se do ta diktojmë lojën dhe të tjerët duhet të përshtaten me ne. Të gjithë kundërshtarët do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të na ndaluar dhe për këtë arsye, ne duhet të jemi të gatshëm për çdo lloj përshtatjeje,” shpjegoi Tuchel.
Ai bëri të qartë se respekton nivelin e futbollit shqiptar dhe do të jetë shumë i kujdesshëm për të analizuar çdo aspekt të lojës së Shqipërisë, duke kërkuar që Anglia të mbajë një qasje të matur dhe të fokusuar. Të gjithë lojtarët e Anglisë do të angazhohen për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultatet pozitive që kërkon trajneri.
Ndeshja kundër Shqipërisë është e rëndësishme për Anglinë dhe Tuchel është i vendosur që ekipi të tregojë forcën e tij, duke u përgatitur për një përballje të vështirë, por njëkohësisht emocionuese.