Trump urdhëron sulme ajrore kundër ISIS-it në Somali: “Do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim”

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka urdhëruar sulme ajrore kundër ISIS-it dhe anëtarëve të tjerë të organizatës terroriste në Somali, duke e justifikuar këtë veprim me faktin se këta individë po kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social X, Trump ka theksuar se terroristët ishin gjetur të fshehur në shpella, ku përgatitnin aktivitete të rrezikshme.

“Sulmet ajrore që udhërova këtë mëngjes ishin kundër ISIS-it dhe terroristëve të tjerë në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” shkruante Trump. Ai sqaroi se sulmet amerikane kishin shkatërruar shpellat ku terroristët ishin strehuar, duke eliminuar kërcënimin pa shkaktuar dëme te civilët.

Presidenti amerikan e përdori këtë mundësi edhe për të kritikuar administratën e ish-presidentit Joe Biden, duke thënë se ky i fundit nuk kishte vepruar mjaftueshëm shpejt për të përfunduar punën dhe për të eliminuar kërcënimin nga ISIS. “Ushtria jonë kishte targetuar për vite me radhë planifikuesin e sulmeve të ISIS-it, por Biden dhe administrata e tij nuk vepruan mjaftueshëm,” shtoi Trump.

Më tej, Trump theksoi mesazhin e fuqishëm për ISIS-in dhe çdo organizatë që mund të ketë ndërmend të sulmojë SHBA-në. “Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim!” përfundoi presidenti amerikan, duke dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë për ata që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera