Trump: Sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit ishin surpriza më e madhe e operacionit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se sulmet iraniane kundër vendeve të Gjirit përbëjnë “surprizën më të madhe” të ditëve të para të operacionit ushtarak në rajon.

Në një deklaratë për CNN, Trump u shpreh se përfshirja e vendeve të Gjirit nuk ishte parashikuar në këtë fazë. “Ishte një surprizë për ne. Ne u thamë atyre: ‘Ne do të merremi me këtë’, dhe tani ata duan të luftojnë. Dhe po luftojnë në mënyrë agresive. Duhej të ishin të përfshirë në një masë minimale dhe tani këmbëngulin të përfshihen”, tha ai.

Duke folur për liderët arabë, Trump shtoi se reagimi i tyre u ndikua nga goditjet e kryera në zona civile. “I njoh këta njerëz. Janë të fortë dhe inteligjentë – ata qëlluan në një hotel, qëlluan në një pallat banimi. Kjo vetëm sa i zemëroi. Na duan, por po vëzhgonin. Nuk kishte asnjë arsye që ata të përfshiheshin”, deklaroi presidenti amerikan.

Në përfundim, Trump theksoi se situata në rajon është ndikuar nga tensionet e akumuluara ndër vite. “Duhet të kuptohet se kanë jetuar për vite me radhë nën atë re të errët. Kjo është arsyeja pse nuk ka mundur të ketë kurrë paqe”, u shpreh ai.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033