Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj dorëheqjes së kreut të Qendrës Kombëtare për Antiterrorizmin, Joe Kent, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm për çështjet e sigurisë.
“Jam i lumtur që është larguar, sepse ai thoshte se Irani nuk ishte një kërcënim,” deklaroi Trump, duke shtuar se Kent ishte “një djalë i mirë, por shumë i dobët për çështjet e sigurisë”.
Nga ana tjetër, Kent e shpjegoi dorëheqjen e tij me kundërshtimin ndaj luftës në Iran.
“Nuk mund të mbështes luftën që po zhvillohet në Iran. Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se konflikti është ndikuar nga presionet dhe lobimi në SHBA.
Trump hodhi poshtë çdo pretendim se vendimi për të sulmuar Iranin ishte i diktuar nga Izraeli, duke theksuar se qëndrimi i tij kundër Teheranit ka qenë i hershëm.
“Unë isha kundër Iranit shumë para se të mendoja se Izraeli mund të ishte kundër Iranit,” deklaroi ai, duke e cilësuar Izraelin si një partner të SHBA-së.