Trump pas takimit me Zelenskyn në Florida: Besoj se do të arrihet një marrëveshje e fortë paqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh optimist pas takimit të zhvilluar në Florida me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se beson se ekziston vullnet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Gjatë deklarimeve të tij, Trump theksoi se, sipas tij, si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ashtu edhe presidenti rus Vladimir Putin, dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit. Ai shtoi se bisedimet synojnë ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të sigurt.

I pyetur për mundësinë e një takimi të ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin, Trump u shpreh se kjo çështje “varet”, pa dhënë një afat konkret apo detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu i kënaqur me takimin e zhvilluar me Zelenskyn, duke theksuar se beson në arritjen e një marrëveshjeje të fortë për sigurinë, e cila, sipas tij, do të garantojë mbrojtjen dhe stabilitetin për Ukrainën.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033