Trump paralajmëron fundin e Hamasit në rast refuzimi të paqes

Donald Trump deklaroi se Hamasi do të përballet me “shkatërrim të plotë” nëse refuzon të dorëzojë kontrollin e Gazës dhe të pranojë planin e armëpushimit që ai ka propozuar.

Presidenti theksoi se po punon ngushtë me Izraelin për një marrëveshje që do të ndalojë luftën dhe do të hapë rrugën për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve.

Donald Trumpi paralajmëroi se fati i Hamasit do të jetë “shkatërrimi i plotë” nëse grupi nuk pranon të heqë dorë nga pushteti në Gaza. Duke folur për CNN, ai theksoi se nuk do të ketë asnjë kompromis me një organizatë që refuzon paqen dhe që vazhdon të rrezikojë jetët e civilëve.

Në një mesazh për gazetarin Jake Tapper, Trump nënvizoi me tone të forta se koha po mbaron për Hamasin. Ai tha se “vetëm koha do të tregojë” nëse grupi do të pranojë realisht armëpushimin. Presidenti shtoi se së shpejti pritet të ketë një përgjigje të qartë mbi qëndrimin e Hamas.

Në lidhje me Izraelin, Trump konfirmoi se kryeministri Benjamin Netanyahu është në linjë me planin e tij për t’i dhënë fund bombardimeve dhe për të mbështetur një vizion më të gjerë paqeje në rajon. Ai theksoi se të dy palët po punojnë në mënyrë të koordinuar për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Sipas Trumpit, Izraeli ka pranuar tashmë vijën fillestare të tërheqjes të përfshirë në planin e armëpushimit. Ai shtoi se tani administrata e tij po pret konfirmimin nga Hamasi, i cili do të hapte menjëherë rrugën për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve. “Sapo Hamasi të japë dritën jeshile, marrëveshja hyn menjëherë në fuqi,” shkroi ai në Truth Social, duke e quajtur këtë një hap drejt përfundimit të një “katastrofe 3000-vjeçare”.

Trump bëri të ditur gjithashtu se Izraeli kishte ndalur përkohësisht bombardimet në Gaza, një lëvizje që ai e quajti “kritike” për sigurimin e marrëveshjes dhe lirimin e pengjeve. Ai paralajmëroi Hamasin që të mos humbasë këtë mundësi historike.

Ndërkohë, raportime nga Gaza treguan se të paktën 67 persona kishin humbur jetën nga sulmet izraelite në të njëjtën ditë kur Trump deklaroi përparimin në planin e tij. Presidenti shtoi se Hamasi kishte dhënë një përgjigje pozitive ndaj propozimit prej 20 pikash, duke e quajtur këtë zhvillim “të paprecedent” dhe një “ditë të madhe për paqen”.

Ndaj Postimin: