Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të bashkohen “vullnetarisht” me Izraelin për të nisur një sulm ushtarak kundër Iranit, nëse negociatat për armët bërthamore dështojnë.
Në një intervistë për revistën Time, Trump ka theksuar se, pavarësisht këtij paralajmërimi të ashpër, ai ende shpreson që çështja e programit bërthamor të Iranit mund të zgjidhet përmes diplomacisë dhe marrëveshjeve paqësore. Ai ka bërë thirrje për përpjekje të vazhdueshme diplomatike, por ka lënë të kuptohet se veprimi ushtarak do të jetë i mundshëm nëse këto përpjekje dështojnë.
Ndërkohë, lufta në Lindjen e Mesme, që përfshin Izraelin dhe Hamasin, ka hyrë në ditën e 567. Konflikti ka përfshirë një gamë të gjerë aktorësh rajonalë, duke përfshirë Libanin, Sirinë, Iranin dhe Jemenin, duke e kthyer këtë situatë në një krizë të thellë ndërkombëtare.
Në një tjetër zhvillim, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me bazë në Hagë ka vendosur që të rishqyrtohet çështja e juridiksionit për urdhër-arrestet kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Kjo çështje ka ngjallur debate të mëdha për kompetencat e GJNP mbi këtë çështje.
Në 24 orët e fundit, sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar të paktën 63 viktima. Raportohet gjithashtu për dy vajza binjake 4-vjeçare të vrara në këto sulme. Situata ka nxitur reagime të forta, ndërsa lideri i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, ka kërkuar nga Hamasit që të dorëzojë të gjithë pengjet që ndodhen në duar të tij në Izrael.