Trump flet për Groenlandën: “Do ta marrim në një mënyrë ose tjetrën”

Në një fjalim të mbajtur përpara Kongresit, Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje çështjen e Groenlandës, një temë që kishte humbur përkohësisht pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe me Rusinë.

Gjatë kësaj fjalë, Trump ka dhënë një mesazh të qartë për banorët e ishullit arktik, duke theksuar rëndësinë e Groenlandës për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Unë gjithashtu kam një mesazh sonte për njerëzit e pabesueshëm të Groenlandës”, filloi Trump fjalimin e tij. “Ne mbështesim fuqimisht të drejtën tuaj për të përcaktuar të ardhmen tuaj, dhe nëse zgjidhni, ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai, duke dhënë një sinjal të qartë se SHBA është e gatshme të pranojë një ndihmesë të mundshme nga Groenlanda në të ardhmen.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se administrata e tij është e angazhuar të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar këtë territor strategjik për Shtetet e Bashkuara. Ai e quajti Groenlandën një “territor të jashtëzakonshëm”, duke e renditur atë si të rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së. “Ne po punojmë me të gjitha palët për ta marrë atë”, tha Trump, duke e bërë të qartë se kjo çështje është një prioritet i administratës së tij.

Presidenti amerikan shprehu besimin se Groenlanda do të bëhet pjesë e SHBA-së në një të ardhme të afërt. “Dhe unë mendoj se ne do ta arrijmë atë, në një mënyrë ose në tjetrën,” tha Trump. Ai theksoi se kjo do të jetë një fitore për të dyja palët, duke premtuar se do t’u ofrohet siguri dhe pasuri banorëve të Groenlandës.

Në fjalën e tij, Trump i bëri thirrje Groenlandës që të bashkohet me SHBA-në, duke theksuar potencialin e madh të këtij territori. “Do ta çojmë Groenlandën në lartësi që nuk e kishit menduar kurrë më parë,” tha ai, duke sugjeruar se kjo mund të sjellë zhvillim të mëtejshëm dhe përfitime të shumta për banorët e Groenlandës.

Në fund të fjalimit të tij, Trump përmendi se, megjithëse Groenlanda ka një popullsi të vogël, territori i saj ka një rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë ushtarake të SHBA-së. Ai theksoi se SHBA ka interes strategjik në këtë zonë të pasur me burime natyrore dhe mundësi të mëdha zhvillimi.

Ndaj Postimin: