Tronditet Durrësi/ Dy shpërthime me tritol brenda pak minutash, dëmtime materiale në një lokal dhe garazh

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar brenda një harku të shkurtër kohor në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja e parë është shënuar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet G. K.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëmtime të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër incident është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa-Ndroq.
Sipas policisë, lënda plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar edhe në këtë rast vetëm dëme materiale.
Për të dyja rastet po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033