Tre vatra zjarri në Madhesh të Matit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Tre vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Madhesh, në njësinë administrative Ulëz, Bashkia Mat. Për shuarjen e flakëve drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Tre vatrat ndodhen në një distancë prej rreth një kilometri nga njëra-tjetra, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Terreni i vështirë malor po e bën të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të marrë përmasa më të mëdha.

Për shkak të situatës së vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033