Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona të rinj pasi dyshohet se kanë marrë peng një të mitur dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Sipas autoriteteve, janë arrestuar një djalë njëzet e dy vjeç me iniciale F L dhe dy shtetas të moshës shtatëmbëdhjetë vjeç.
I mituri i dëmtuar është proceduar në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit të tij u gjet një mjet prerës. Ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në këtë akt të rëndë.
Policia njoftoi se ngjarja po hetohet nga specialistët e Komisariatit të Policisë numër pesë dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


