Tre makina përplasen në hyrje të Lezhës, të plagosur dhe trafik i rënduar

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar rreth orës 14:30 në aksin “Lezhë–Milot”, në zonën e Ishull-Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin P. N. është përplasur me një furgon të drejtuar nga shtetasi K. Gj., si dhe me një automjet tjetër me drejtuese shtetasen E. Ll. Si pasojë e përplasjes, dy prej drejtuesve kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga aksidenti është krijuar trafik i rënduar në këtë segment rrugor, ndërsa shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe për kryerjen e veprimeve hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033