Tragjedi në Vashtëmi: 61-vjeçari i jep fund jetës në banesë

Një 61-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës sot në fshatin Vashtëmi të bashkisë Maliq, duke tronditur komunitetin lokal.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu brenda banesës. Viktima jetonte me nënën e tij, ndërsa fëmijët i kishte jashtë vendit.

Burime bëjnë me dije se para rreth tre muajsh kishte ndërruar jetë bashkëshortja e tij, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e rënduar psikologjike.

61-vjeçari është gjetur i pajetë nga nëna e tij, ndërsa policia ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033