Tragjedi në Tiranë: 53-vjeçarja humb jetën teksa po hante në një lokal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në kryeqytet, ku një grua 53-vjeçare ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”.

Sipas njoftimit zyrtar, gruaja me inicialet G.D. dyshohet se është mbytur gjatë konsumimit të ushqimit, për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Autoritetet policore kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut përfundimtar të vdekjes.

Ngjarja është në fazë verifikimi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033