Tragjedi në Selanik: 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta pas rënies nga kati i katërt

Në qendër të Selanikut, mbrëmjen e së enjtes, ishte regjistruar një ngjarje e rëndë. Një 19-vjeçar shqiptar kishte rënë nga ballkoni i një apartamenti në katin e katërt të një ndërtese ku jetonte përkohësisht me qira afatshkurtër.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00. Ndihma e parë ishte dhënë menjëherë, por plagët kishin rezultuar fatale dhe i riu kishte humbur jetën.

Efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos” kishin nisur hetimet paraprake, ndërsa autoritetet po punonin për të zbardhur çdo detaj rreth rënies tragjike.

Ndaj Postimin: