Tragjedi në Greqi/ Humb jetën punëtori shqiptar, e zuri masivi i dheut gjatë punimeve për kanalizimet.

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e Shpatit të Janinës.

Sipas mediave greke, shqiptari, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza, kur gjatë gërmimeve masivi i dheut u shemb dhe e zuri poshtë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe ambulanca, ndërsa u bë një përpjekje e madhe për nxjerrjen e tij nga dheu. Megjithatë, 46-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë arrestuar përgjegjësin e kantierit të ndërtimit lidhur me ngjarjen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033