Një 67-vjeçar është vetëplagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ndërsa Policia e ka arrestuar me argumentin se arma me të cilën u lëndua rezultonte e mbajtur pa leje. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është regjistruar në zonën e Komisariatit Nr. 4.
Policia bëri të ditur se shtetasi P. B., 67 vjeç, dyshohet të ketë qëlluar veten me armë zjarri, ndërkohë që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma me të cilën ai u vetëplagos u sekuestrua si provë materiale.
Materialet e rastit janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.


