Policia e Tiranës ka identifikuar dhe goditur 3 autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë në një tabachino pranë “Kthesës së Kamzës”, ku një shitës u dhunua fizikisht dhe iu morën 100 000 lekë të rinj. Pas veprimeve të shpejta hetimore, u arrestua Marash Aliaj, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, Elton Hunda dhe Genc Logu, janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit “Reaction”, 33-vjeçari Aliaj u kap në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ku kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë. Hetimet tregojnë se tre personat vepronin së bashku, ndërsa Policia konfirmon se të gjithë kanë precedent të theksuar penal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.
Strukturat hetimore po vijojnë punën për të zbardhur edhe raste të tjera të mundshme ku mund të jenë përfshirë autorët. Çështja i është kaluar Prokurorisë, e cila po e ndiqet për akuzën “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.


