Tiranë, tre arrestime për shkelje të rënda në qarkullim, dy drejtues të dehur dhe një autor aksidenti me katër të plagosur

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre drejtues mjetesh për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, gjatë kontrolleve të ushtruara nga specialistët e qarkullimit.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe, dhe B. K., 35 vjeçe, të cilat u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një mjet tjetër me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 37-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në këtë ngjarje janë dëmtuar edhe tre pasagjere që ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 37-vjeçarja, të cilat, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar për në banesë.

Policia Rrugore bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shmangien e drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë për garantimin e sigurisë në rrugë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033