Policia e Tiranës ka arrestuar Elkjer Tafçiu, 40 vjeç, i cili ka grabitur një shumë parash në një market në zonën e Yzberishtit, në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, autori, i cili kishte precedent penal për vjedhje me dhunë, u kap në Rrugën e Qelqit. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, kur 40-vjeçari kërcënoi me thikë punonjësen e marketit dhe mori paratë që ndodheshin në kasë. Dyshohet se shuma që ai ka grabitur është 90 mijë lekë të reja.
Tafçiu është arrestuar menjëherë nga policia dhe është dërguar për ndjekje të mëtejshme ligjore. Po ashtu, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të zbuluar çdo informacion tjetër që lidhet me veprimtarinë e tij kriminale.