Tirana Bank është vlerësuar me çmimin prestigjioz Institucioni bankar më i mirë në Shqipëri për vitin 2025 nga revista ndërkombëtare The Banker, pjesë e grupit Financial Times. Publikimi me histori gati një shekull është i njohur për analizat e thelluara të tregut financiar dhe metodologjinë e rreptë të vlerësimit që përdor në mbi 160 tregje bankare.
Ky çmim e vendos në qendër transformimin e qëndrueshëm të Tirana Bank gjatë viteve të fundit, periudhë e shënuar nga rritje e balancuar financiare, modernizim teknologjik dhe rritje e ndjeshme e cilësisë së shërbimit ndaj klientit. Trofeu iu dorëzua drejtuesve të bankës në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Londër.
Vlerësimi i The Banker vjen në vazhdën e një tjetër çmimi të rëndësishëm, atij të Euromoney, që e shpalli bankën si më të mirën në Shqipëri për vitin 2025. Dy konfirmime të njëpasnjëshme nga publikimet më të besuara të sektorit financiar e vendosin këtë vit si një nga më të suksesshmit për institucionin.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Dritan Mustafa, u shpreh:
“Ky është një vlerësim i madh për punën e palodhur të viteve të fundit. Të jesh banka e vitit sipas The Banker dhe të marrësh një çmim tjetër prestigjioz nga Euromoney tregon se përpjekjet tona po njihen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.”
Sipas metodologjisë së Financial Times, çmimet e Bankës së Vitit marrin në konsideratë disa indikatorë kryesorë si rritjen dhe stabilitetin financiar, shkallën e transformimit teknologjik, cilësinë e shërbimit ndaj klientëve dhe kontributin e institucionit në ekonominë vendase. Tirana Bank u vlerësua lart në të gjitha këto drejtime, duke iksuar performancën e saj të matshme dhe kulturën e qëndrueshme të inovacionit.
Ky çmim ndërkombëtar e forcon më tej pozicionin e Tirana Bank si një prej institucioneve më dinamike dhe me ndikim real në zhvillimin e sektorit financiar shqiptar.


