Në një postim të fundit, një anëtar i komunitetit demokrat iu drejtua motrave dhe vëllezërve me një lutje të fortë për të mbështetur doktorin dhe për të mos kërkuar largimin e tij pa një lider të ri të qartë.
Ai theksoi se doktori ka vetëdijen kur duhet të largohet dhe tashmë është në moshën 82-vjeçare. Megjithatë, ai nuk do të ishte i qetë duke parë përçarjet brenda Partisë Demokratike dhe lufton me gjithë shpirt që koha e tij në skenën politike të zgjasë sa më shumë për t’i dhënë mundësi shfaqjes së një lideri të ri, që do të marrë drejtimin pa përsëritur gabimet e së kaluarës.
Në mesazhin e tij, ai kujtoi përpjekjet e mëdha që demokratët kanë bërë gjatë 35 viteve, duke përballuar sfida dhe sakrifica të mëdha. Ai theksoi se periudha kur kjo forcë politike ka qenë në pushtet ka qenë një nga më të suksesshmet në historinë e Shqipërisë, duke sjellë liberalizimin e vizave, hyrjen në NATO dhe largimin nga periudha e vështirë e vuajtjeve.
Autori i postimit bëri thirrje për bashkëpunim dhe unitet, duke paralajmëruar për rreziqet që sjell ndarja dhe manipulimet nga kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij, përpiqen të dobësojnë Partinë Demokratike. Ai kërkoi me zemër që demokratët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbrojnë atë që kanë ndërtuar.
Në fund, ai vuri në dukje se kjo betejë nuk është e lehtë dhe se luftojnë vetëm ata që janë të vendosur për të ndryshuar. Ai përmendi se ka njerëz që jetojnë vetëm si emra pa veprime, ndërsa ka edhe trashëgimi që nuk vdesin kurrë.
Mesazhi përfundon me një thirrje për qëndrim të fortë për Partinë Demokratike, Shqipërinë dhe kombin shqiptar, duke i bërë apel demokratëve që të mbajnë gjallë frymën dhe forcën e tyre për të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë
- Motra dhe Vëllezer, si motra juaj kam dhe nje 🙏lutje të fundit për ju, mbeshtetuni mbas shpatullave të stërvuajtura (politikisht) te #doktorit, pa “gjetur” një lider tjeter mos i kërkoni te largohet.
Doktori e ka vetdijsimin te kuptoj kur duhet te largohet (të ju lëj),
Duhet te kuptoni ai sot ështe 82 vjeçar do ishte shumë më komod i ulur duke shijuar ditet e tije të pleqërise, por nuk do ishte aspak i lumtur moralisht dhe shpirtërisht te shohe shkermoqjen para syve tije te #pd.
Asgje nuk e ka per veten e tije,
Në brendësine e shpirtit tije po lufton, po jep dhe po merr kohe qe sa më parë të ishte e mundur “të shfaqet nje drite shprese e një lideri të ri” per tja dorzuar (në kuptimin e mire të fjalës) dhe per t’mos e pësuar më si dikur me braven.
Motra dhe vëllezer, keni 35 vjet qe e ndiqni doktorin, me siguri qe keni hequr e vuajtur, jeni lodhur dhe merzitur, keni marre kosto dhe jeni përballur me sfida.por mos harroni se kohrat tuaja në pushtet janë kohrat më të arta dhe prosperuese te historise politike të Shqiperise,
Imagjinoni per një çast sikur ju t’mos kishit “luftuar” tmos kisht sakrifikuar, t’mos kisht hequr dhe vuajtur ju si demokrat si atdhedashesh, ku do ishte Shqiperia sot.
Miq, mos harroni fale demokratëve u bë liberalizimi i vizave, u futet në Nato, Shqipëria doli nga tmerri i vuajtjeve e shume e shume gjera te tjera pozitive.
Motra dhe vëllezer, pa dashur te marr role profetike dhe shkencore, por besoj se jemi dakort qe doktori muk mund te jete dhe shume gjate aktiv politik.
Në shtatorin e 2021 askush nuk do guxonte te besonte kto qe sot jane te prekshme, miq, nuk ështe momenti të gjykojme njeri tjetrin, ju po i shihni bishtat qe shpiku Rama si Llapajn, Qorrin, Shabanin, Shehajn, për ti marre vota #pd dhe per ta shuar si force politike, nese do krijohej nje pol i trete partia demokratike do tretej, prandaj ju lutem me 🙏 me zemer #qendroni
Brava si shpikja me gjenjale, kta plehra do perfitojne nga mos hoherenca e demokratve, ju lutem se u zgjata së tepërmi pasi ktu ështe dhe nate e vone ora është 02:20 AM, dhe mezi po e shkruaj kte status,
Ju lutem qëndroni me gjithe mundesite tuaja, ndoshta edhe pertej tyre✌️për fëmijet, për njerzit, për vete për forcen tuaj politike
Të ishte kaq e lehte nuk do kerkoheshin misionar, po te ishte e lehte do e benin t’gjithe, burrat dhe gratë luftojne per te pamundurit, parazitet dhe hileqarët gerryen imoraliteti dhe perversiteti, ka njerez qe jane te vdekur duke qene të gjalle, por ka njerez qe si emra, si vepra si trashigimni nuk vdesin kurre.
Qëndroni per krijesen tuaj per #partinedemokratike qe ndeyshoj historine e Shqiperise, qëndroni për Shqiperine, qëndroni për Kombin qëndroni për 🇦🇱💙🦅