Deputeti i Partisë Socialiste Tërmet Peçi ka qëndruar për më shumë se një orë në Prokurorinë e Posaçme, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje. Në daljen nga institucioni, ai u përball me pyetjet e gazetarëve, por nuk dha asnjë shpjegim në lidhje me arsyen e thirrjes ose akuzat e mundshme.
Ish kryebashkiaku i Tepelenës zgjodhi të mos komentojë, ndërsa e vetmja deklaratë e tij për mediat ishte një frazë e shkurtër:
“Të fala Ristanit.”
Peçi nuk dha të tjera detaje dhe u largua pa u ndalur më gjatë, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga SPAK mbi çështjen për të cilën është pyetur deputeti socialist.


