Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së – GËNJESHTËR.
Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro – GËNJESHTËR.
Palestinezët do të vijnë në Shqipëri – GËNJESHTËR.
E vërteta është shumë më e thjeshtë sesa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë.
Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme të Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë, me shumë mund e këmbëngulje të madhe, është një Shqipëri tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur dhe më kanë mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar, si edhe respekti i atyre që janë në majat e botës apo të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar dhe lartësuar Shqipërinë.
Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve