Tentoi të korruptonte policinë me 2000 lekë, procedohet 35-vjeçari në Durrës

Një 35-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi tentoi të korruptonte efektivët e Policisë Rrugore të Durrësit për të shmangur një masë administrative.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Rrugores ndaluan drejtuesin e një automjeti në aksin “Plepa–Romanat”, pasi u konstatua duke lëvizur në kundërvajtje dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se ai nuk ishte i pajisur me siguracion për automjetin.

Gjatë kryerjes së veprimeve nga ana e punonjësve të Policisë, drejtuesi i mjetit u ka ofruar atyre 2000 lekë me qëllim shmangien e gjobës.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj shtetasit N. P., 35 vjeç, banues në Kamëz, nisi procedimi penal për veprën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033