Tensione të reja në Amerikën Latine, Trump kërcënon Petron pas kapjes së Maduros

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur ndjeshëm tonet ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Trump deklaroi se Petro “duhet të ruajë fundshpinën e tij”, duke e shoqëruar këtë paralajmërim me akuza të përsëritura se droga e prodhuar në Kolumbi përfundon në Shtetet e Bashkuara.

Reagimi i presidentit amerikan vjen në përgjigje të qëndrimit të Bogotás zyrtare ndaj zhvillimeve në Venezuelë. Presidenti kolumbian Gustavo Petro e ka përshkruar ndërhyrjen amerikane si një “sulm ndaj sovranitetit” të Amerikës Latine dhe ka paralajmëruar për pasoja humanitare.

Trump iu referua gjithashtu edhe Kubës, duke sinjalizuar se ishulli mund të përfshihet në diskutime të ardhshme në kuadër të strategjisë amerikane për rajonin.

Deklaratat e ndërsjella pasojnë zhvillimet e fundit në Venezuelë dhe tregojnë për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve politike në Amerikën Latine.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033