Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në një shkollë në Argjentinë. Sipas raportimeve një 15-vjeçar ka hapur zjarr në ambientet e brendshme të shkollës.
Si pasojë, një 13-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa të paktën tetë persona u plagosën.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga autoritetet.