Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë gjatë një operacioni policor të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
Sipas njoftimit zyrtar, për shtetasit me iniciale R. B. dhe G. H. ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar më 13 janar 2026 nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut në Kosovë. Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.
Arrestimi i tyre u realizua në kuadër të fazave të 78-të dhe 79-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Të dy shtetasit u kapën dhe u ndaluan në territorin e Tiranës.
Policia bën me dije se veprimet procedurale janë në vijim dhe se po punohet për ekstradimin e dy të arrestuarve drejt Kosovës, ku do të përballen me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.