Tare po shkon drejt Milanit, e ardhmja e tij në Milano është gati për t’u zyrtarizuar

Ishte një mundësi mes shumë opsionesh, por tani gjithçka ka marrë një drejtim të qartë. Igli Tare është shumë pranë ndryshimit në Serie A, ku do të marrë rolin e Drejtorit Sportiv të Milanit.

Duket se vetëm zyrtarizimi mbetet për ta finalizuar këtë lëvizje që ka shkaktuar shumë spekulime, pas një takimi të rëndësishëm që zhvilloi Zlatan Ibrahimovic me Paulo Maldinin dhe drejtuesit e klubit të Milanit në Londër, këtë të premte.

Vendimi për Taren erdhi pas dështimit të dy opsioneve të tjera, Berta dhe Paratici. Pas këtyre zhvillimeve, emri i ish-drejtorit sportiv të Lazio-s është shfaqur si i vetmi opsion i mundshëm për Milanin. Sipas burimeve të gazetave italiane, emri i Tares pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, duke e bërë atë drejtuesin e ri të politikës sportive të “djallit”.

Në garën për këtë pozicion të lakmuar, Fabio Paratici, rivali i Tares, ka vendosur të mbajë pozitat në Premier League. Ai është aktualisht në negociata me klubin e Tottenham për të marrë rolin e drejtorit sportiv. Ky zhvillim i ka hapur rrugën Tares për të marrë këtë detyrë prestigjioze në një nga klubet më të mëdhenj të botës.

Për Taren, transferimi te Milan do të përfaqësojë një arritje të jashtëzakonshme. Pas një periudhe të suksesshme te Lazio, ku kontribuoi ndjeshëm në ngritjen e ekipit, tani ai është gati të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij, te një klub legjendar si Milan. Pavarësisht disa vështirësive që ka kaluar skuadra milaneze në vitet e fundit, një transferim te “djalli” do të ishte një hap i madh përpara për të, dhe do të shënonte një fazë të re për të në Serie A.

Milan ka kaluar një periudhë të vështirë, me disa luhatje në nivelet e performancës dhe organizatës, por tashmë po kërkon të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit italian dhe evropian. Angazhimi i Tares është pjesë e një plani më të gjerë për të rivendosur Milanin në majat e futbollit, duke sjellë përvoja dhe vizionin që ka fituar gjatë viteve te Lazio.

Nëse ky transferim realizohet, Tare do të ketë mundësinë të kontribuoni në ndihmën për zhvillimin e një ekipi që ka nevojë për forca të reja dhe një drejtim të qartë për të arritur objektivat e saj ambicioze. Për Milanin, ai mund të jetë personi që do t’i ndihmojë të rindërtojnë strukturat e tyre dhe të rikthehen në garën për tituj në Serie A dhe kompeticionet ndërkombëtare.

Ndaj Postimin: