Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se diskutimet u përqendruan te thellimi i marrëveshjeve bilaterale dhe koordinimi për sfidat e përbashkëta.
Në reagimin e tij publik, Kurti bëri të ditur se u shqyrtuan fushat ku bashkëpunimi mund të zgjerohet, si dhe mundësitë e reja për zhvillim mes dy vendeve.
Ai theksoi se, me mandatet e ripërtërira të dy qeverive, bashkëpunimi ndërqeveritar dhe ndërshtetëror duhet të shërbejë më tej qytetarëve të të dyja republikave dhe interesit kombëtar.
Vizita e Ramës në Kosovë u zhvillua në Prishtinë dhe u shoqërua me deklarata mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh.