Takim në SHBA, Spiropali: Shqipëria është aleate e besueshme dhe partner strategjik

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim në Uashington me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, duke e cilësuar marrëdhënien mes Shqipërisë dhe SHBA-ve si një partneritet strategjik të konsoliduar.

Në deklaratat e saj, Spiropali tha se diskutimet u përqendruan te siguria në kuadër të NATO-s, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik mes dy vendeve. Ajo theksoi se Shqipëria sot shihet nga Uashingtoni si një aleate e besueshme që qëndron krah partnerëve të saj.

“Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie”, deklaroi Spiropali, duke nënvizuar se marrëdhënia është ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta.

Ministrja theksoi se takimi kishte në fokus edhe rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe faktin që, sipas saj, zëri i Tiranës dëgjohet në tryezat ku merren vendime strategjike.

Deklaratat e Spiropalit vijnë në një moment të ndjeshëm për rajonin, ndërsa qeveria shqiptare synon të paraqitet si faktor stabiliteti dhe partner i qëndrueshëm në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033