Spitali i Prizrenit vlerësohet për trajtimin e pacientëve nga Shqipëria

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është vlerësuar me mirënjohje nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për kontributin e tij në trajtimin e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht nga zonat veriore të Shqipërisë dhe Qarku i Kukësit.

Gjatë ceremonisë së vlerësimit u theksua roli i rëndësishëm i stafit mjekësor dhe mbështetja e vazhdueshme që spitali u ka ofruar ndër vite pacientëve nga Shqipëria, duke e kthyer bashkëpunimin shëndetësor mes dy vendeve në një model solidariteti dhe ndihme të ndërsjellë.

Drejtori i spitalit, Osmani Hajdari, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë trajtuar qindra pacientë shqiptarë. Sipas tij, janë realizuar rreth 800 hospitalizime, 400 raste të trajtuara në urgjencë, 450 vizita në shërbime të tjera spitalore, mbi 2200 seanca dialize, si dhe më shumë se 3200 vizita te specialistët.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit shëndetësor të Spitalit të Prizrenit, duke theksuar se ky angazhim përfaqëson një dëshmi konkrete të marrëdhënieve të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë mbetet prioritet, me fokus koordinimin institucional dhe shkëmbimin e përvojave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033