SPAK: Zbërthimi i përgjimeve të Sky ECC faktoi tre episode të trafikut të drogës në Fushë Krujë

SPAK ka publikuar detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar në zonën e Fushë Krujës, i cili çoi në arrestimin e disa personave të përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike. Mes të ndaluarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit Rrahman Rraja.

Sipas njoftimit zyrtar, janë ekzekutuar dhjetë masa sigurie dhe janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. SPAK sqaron se hetimi u bazua në analizimin e komunikimeve të gjetura përmes platformës së enkriptuar Sky ECC, të cilat kanë ndihmuar në faktimin e tre episodeve të trafikut të drogës.

Lista e personave të arrestuar përfshin Rexhep Rraja, Perparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini i njohur edhe si Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa i njohur edhe si Islam Xaka, Agim Nina i identifikuar edhe si Lorenc Selmani, Zamir Aliaj i njohur edhe si Zamir Çoku, Sokol Qaja dhe Marvin Bushati i njohur edhe si Marvin Kopliku.

SPAK njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në rrjet.

Ndaj Postimin: