SPAK mbyll hetimet për “Bankers”, akuza për ish-administratorin dhe zyrtarë të Financave

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për çështjen e njohur si dosja “Bankers”, duke komunikuar akuzat ndaj disa personave të përfshirë.

Në listën e të akuzuarve janë ish-administratori Leonidha Çobo, si dhe Ritvan Zoto, Elvira Plaku dhe tre ish-punonjës të Ministrisë së Financave.

Sipas SPAK, ndaj tyre rëndojnë veprat penale “shpërdorim detyre”, “vjedhje për shkak të shpërdorimit të detyrës” dhe “pastrim parash”.

Nga hetimet ka rezultuar se të dyshuarit blinin toka, të cilat më pas i jepnin me qira me çmime të larta kompanisë “Bankers”, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.

Çështja ishte hetuar më parë nga Prokuroria e Fierit, e cila e kishte pushuar procedimin, por më pas ajo u rihap nga SPAK.

Megjithëse hetimet për këtë dosje janë mbyllur në këtë fazë, prokuroria pritet të ndërmarrë veprime të mëtejshme ndaj personave të përfshirë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033