SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 për Ardit Hasanbegajn te dosja “Metamorfoza”

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pretencën për dy të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, të cilët po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Për biznesmenin Pëllumb Gjoka, SPAK kërkoi 14 vite burgim, ndërsa për ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, u kërkuan 9 vite heqje lirie.

Të dy akuzohen për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, “grup kriminal” dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca e radhës është caktuar më 9 mars, kur gjykata do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes.

Ndërkohë, në një proces paralel në Gjykatën e Posaçme, Gjoka dhe disa të bashkëpandehur po gjykohen me procedurë të zakonshme për akuzën e vrasjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033